Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Turneu i përfaqësueseve rajonale, Tirana dhe Fieri finalistë në U13 dhe U14

Ka nisur këtë të hënë turneu i Përfaqësueseve Rajonale për grupmoshat U-13, U-14 dhe U-15. Në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzë, janë luajtur takimet e para të moshës U-15. Ndërsa në aneksin e stadiumit ‘Loni Papuçiu’, Fier, u zhvilluan takimet e moshës U-14.

Në QKS Kamzë, ekipi rajonal i Tiranës mposhti Lezhën me rezultatin 3-0, duke kaluar kështu në fazën tjetër. Shkodra mundi 3-2 ekipin e Durrësit. Në finalen e vogël të kësaj grupmoshe, Tirana triumfoi ndaj Shkodrës 5-1. Në një ndeshje të dominuar totalisht nga kryeqytetasit.

Lexo edhe:

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër për vendin e tretë dhe të katërt, Durrësi fitoi ndaj Lezhës 5-4 me penallti. Koha e rregullt e këtij takimi u mbyll me shifrat 1-1.

Në ‘Loni Papuçiu’ të Fierit për moshën U-14, fierakët mundën Korçën me rezultatin 3-1. Ndërsa Elbasani triumfoi me shifrat e thella 10-0 ndaj Gjirokastrës.

Në finalen e vogël të grupmoshës U-14 për këtë zonë, Fieri barazoi me Elbasanin në kohën e rregullt (1-1). Por kaloi në finalen e kësaj grupmoshe pas penalltive, ku fierakët fituan me shifrat 4-2.

Ndërkaq, Korça u rendit në vendin e tretë, pasi mposhti me përmbysje Gjirokastrën me rezultatin 4-3. Kështu, finalistja e parë e moshës U-15 është Tirana. Ditën e nesërme do të luhen edhe ndeshjet e tjera të kësaj grupmoshe në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzë.

Ndërkaq, finalisti i parë për grupmoshën U-14 është Fieri. Të martën do të mësohet edhe finalisti tjetër i kësaj grupmoshe, pas ndeshjeve që do të luhen në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzë.

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 & U-13:

U-15 dt.2009: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë

Dt. 08.05.2023 (E Hënë)

Tirana 3-0 Lezha

Golat: Himallari (7’, 20), Isufi (53’)

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz                                                                         

Durrës 2-3 Shkodra

Golat: Kuci (3’), Kadrimi (65’)/Thana (30’), Hasanaj (45’), Gjeka (60’)

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz 

  • Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Tirana 5-1 Shkodra

Golat: Krrashi (10’), Matraku (18’; 19’; 28’), Arapi (42’)/ Hasanaj (58’)

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz   

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Lezha 1-1 Durrësi

Golat: Malaj (17’)/ Morina (45’)

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz   

 U-14 dt.2010: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër

Dt. 08.05.2023 (E Hënë)

Fier 3-1 Korçë

Golat: Sinanaj (12’, 25’), Vllasi (23’) / Terolli (45’)

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier     

Elbasani 10-0 Gjirokastër

Golat: Shtogu (16’, 41’, 60’), Panxhi (45’, 49’, 51’), Karaj (52’, 54’), Cepa (56’, 58)

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier   

  • Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Fier 1-1 Elbasan (4-2 me penallti)

Golat: Peçollari (5’)/ Çepa (48’)

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier       

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Korçë 3-4 Gjirokastër                     

Golat: Çaçellari (12’), Osman (18’), Topi (26’)/ Dosti (21’, 45’), Sula (41’), Kadhe (52’)

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...