Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Turneu i përfaqësueseve rajonale/ Tirana, Fieri dhe Durrësi shpallen kampionë

Turneu i përfaqësueseve rajonale që organizohet nga FSHF, uli siparin këtë të enjte me tri takimet finale për tri grupmoshat e ndryshme: U-13, U-14 dhe U-15. Për herë të parë, ndeshjet finale për grupmoshat e ndryshme u zhvilluan në fushat e ‘Shtëpisë së Futbollit’ në Tiranë.

Shkodra-Fieri ishte ndeshja finale e grupmoshës U-13, një takim i fituar nga fierakët e vegjël. Të dyja ekipet dhuruan paraqitje fantastike dhe spektakël në fushën e lojës gjatë 60 minutave të lojës. Ndeshja u vendos nga penalltitë, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultatin 0-0. Fierakët u shpallën kampionë të kësaj grupmoshe, duke triumfuar 4-1 me 11-metërsha.

Në finalen e grupmoshës U-14, Fieri-Durrësi, djemtë e vegjël të detit u shpallën fitues të kësaj grupmoshe. Pas një ndeshjeje shumë të luftuar nga të dyja ekipet. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, teksa të dyja ekipet krijuan shumë raste.

Në minutën e 55-të të fraksionit të dytë, Mustafaj gjeti golin e triumfit për durrsakët. Pas një goditjeje dënimi, që i shpëtoi nga duart portierit fierak. Mjaftoi vetëm ky gol që ekipi rajonal i Durrësit të ngrinte trofeun e kampionëve për grupmoshën U-14.

Lexo edhe:

Në takimin e vlefshëm për grupmoshën U-15, Tirana-Fieri, kryeqytetasit u shpallën kampionë, pasi triumfuan me rezultatin 3-0 ndaj fierakëve të vegjël. Golat e kësaj sfidë u shënuan nga Ademi në minutën e 10-të dhe Matraku e Zhegu në minutat 45’ dhe 65’.

Pjesë e turneut ishin të gjitha ekipet rajonale të këtyre grupmoshave nga Tirana, Shkodra, Durrësi, Lezha, Fieri, Elbasani, Gjirokastra e Korça. Ky turne ka si qëllim kryesor evidentimin e elementëve të rinj që luajnë në kampionatet rajonalë të FSHF-së.

Por edhe vëzhgimin e mëtejshëm të tyre nga stafi i ekipeve kombëtare, për të seleksionuar në të ardhmen edhe futbollistë të rinj në radhët e ekipeve kombëtare të moshave.

Turneu i përfaqësueseve rajonale është fryt i një pune të gjatë nga trajnerët e specialistët e ekipeve kombëtare. Të cilët ndjekin përgjatë gjithë vitit stërvitjet e ndeshjet në këto zona të Shqipërisë.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...