Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Turneu “Josip Katalinski Škija”, trajneri Damo shpall listën e Kombëtares U-15: Testojmë elementët më të mirë të 2009-s

Trajneri i Kombëtares U-15, Armand Damo, ka shpallur listën me emrat e 22 lojtarëve të ftuar për turneun ndërkombëtar “Josip Katalinski Škija”, që zhvillohet në Bosnje–Hercegovinë në datat 23-26 maj 2023. Nga kjo listë janë 14 lojtarë të cilët aktivizohen me klube të kampionatit shqiptar dhe 8 prej tyre që aktivizohen me klube të huaja.

Sipas trajnerit Damo, ky turne do t’i shërbejë shumë ekipit për të formuar grupin me lojtarët e vitlindjes 2009, të cilët do të marrin pjesë më pas edhe në turne të UEFA-s për moshat U-15. Duke folur për Fshf.org, tekniku i Kombëtares U-15 shprehet se është edhe një pjesë lojtarësh që aktivizohen jashtë vendit e që po mbahen në monitorim për t’u ftuar në grumbullimin e radhës.

Lexo edhe: 

“Është një turne mjaft i rëndësishëm edhe për faktin që do të përballemi me skuadra të forta që kanë cilësi shumë të mira. Dëshira jonë më e madhe ishte që të kishim në dispozicion të gjithë lojtarët e kësaj grup-moshe, edhe ata të cilët aktivizohen jashtë Shqipërisë, por një pjesë e madhe nuk mund të merrnin pjesë në këtë turne, sepse janë të impenjuar me klubet e tyre në këtë fazë të fundit të sezonit.

Në fakt, kam piketuar disa elementë shumë cilësorë, të cilët aktivizohen në Itali e që doja t’i shikoja në aksion këtë herë, por ishte e pamundur dhe shpresoj që në grumbullimin e radhës t’i kemi në dispozicion për t’i parë nga afër. Janë futbollistë shumë interesantë e që i kemi mbajtur në monitorim të vazhdueshëm”, – tha Damo, i cili është i bindur se pas këtij turneu do t’i ketë idetë më të qarta për cilësinë e lojtarëve më të talentuar të vitlindjes 2009.

“Mendoj se në këtë turne do të mund të krijojmë ide të qarta për këtë grup lojtarësh që kemi ftuar dhe kush mund të jenë ata elementë që do të përfaqësojnë në ekipet tona kombëtare. Pjesa më e madhe e kësaj liste janë lojtarë të cilët aktivizohen në kampionatin shqiptar, kemi përzgjedhur lojtarët më cilësorë të vitlindjes 2009.

Kemi në program pjesëmarrjen edhe në një turne tjetër së afërmi, të shohim edhe lojtarët e tjerë të kësaj grup-moshe në mënyrë që të krijojmë ekipin më të mirë të mundshëm për të marrë pjesë në turneun e ardhshëm UEFA Development U-15 që zhvillohet në shtator”, – theksoi trajneri i Kombëtares U-15.

Përveç Bosnje-Hercegovinës dhe Shqipërisë, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Malit të Zi dhe Arabisë Saudite si edhe ekipet e Beogradit U-15 dhe Sarajevës U-15.

Skuadrat janë të ndara në dy grupe, me nga tre ekipe, ku secila prej tyre do të zhvillojë nga dy ndeshje. Shqipëria është pjesë e grupit A, së bashku me Bosnje-Hercegovinën dhe Arabinë Saudite, ndërsa në grupin B gjenden tre ekipet e tjera, Mali i Zi, Beogradi dhe Sarajeva.

Kombëtarja U-15 do të nisë grumbullimin më 19 maj në Durrës, ndërsa më 21 maj, kombëtarja do të niset drejt Bosnje-Hercegovinës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...