Pasditen e sotme kuqezinjtë kanë fituar me rezultatin e thellë 7-2 ndaj NK Vinodol, kjo është fitorja e tretë e kombëtares sonë pas atyre me rezultatin minimal 1-0 ndaj Venecias dhe NK Orijent. Golat për ekipin tonë i shënuan: Cormusai 4′, Pruti 7′, Shahaj 18′, Gjini 22′, Mema 58′, Gerxhaliu 60′ dhe Stafa me penallti në minutën e 78-të.

Këtë të enjte, Shqipëria U-18 do të luaj ndeshjen çerekfinale ndaj Zeljeznicar të Bosnjës, në orën 18:30.