Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Turneu UEFA Development U-15 / Kthupi e Marqeshi: Të bindur për një paraqitje sa më të mirë

Që prej ditës së premte Kombëtarja shqiptare U-15 është grumbulluar në Durrës, duke u përgatitur për ndeshjet e turneut “UEFA Development U-15”, që do të luhen në Shqipëri nga data 2 nëntor deri më 7 nëntor.

Trajneri Armand Dama po punon intensivisht me grupin, në mënyrë që përfaqësuesja kuqezi ta paraqitet sa më mirë në këtë kompeticion ku përballë do të kenë bashkëmoshatarët e Sllovakisë, Ishujve Faroe dhe San Marinos.

Atmosfera është pozitive dhe këtë e konfirmojnë lojtarët e grumbulluar që përmes mikrofonit të Fshf.org japin përshtypjet e tyre për pjesëmarrjen në këtë turne dhe për objektivat kuqezi.

Mesfushori shkodran, Amer Kthupi, është i lumtur për ftesën e marrë, ndërsa shpreh bindje se ekipi do të bëjë një paraqirtje të mirë në UEFA Development U-15, një aktivitet zhvillimor që ka si qëllim dhënien e mundësisë për të rinjtë që të përfitojnë sa më shumë eksperiencë.

“Luaj në rolin e mesfushorit me Vllazninë. Kam marrë pjesë disa herë në seleksionimet e Kombëtares U-15, është një ndjesi shumë e bukur sa herë marr thirrjen për të qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave kuqezi. Për çdo lojtar mendoj se është gjëja më e bukur të përfaqësojë ekipin kombëtar dhe jam shumë i kënaqur që mora ftesën për të qenë pjesë e këtij turneu.

Me shumë prej lojtarëve që janë këtu unë kam luajtur edhe në të kaluarën dhe mendoj se kemi një grup shumë cilësor dhe shpresoj shumë që të arrijmë të fitojmë të treja ndeshjet e kompeticionit dhe të bëjmë një paraqitje shumë të mirë. Përtej rezultatit sidoqoftë është tejet e rëndësishme që ne të fitojmë sa më shumë eksperiencë, pasi ky është qëllimi kryesor i këtyre turneve, që t’u jap mundësi lojtarëve të moshës tonë që të rritemi gradualisht. Me shumë punë unë uroj që të shkojë sa më lart në karrierë dhe të prek majën, që është grumbullimi me Kombëtaren A në të ardhmen”, – thotë Amer Kthupi në prononcimin e tij.

Në të njëjtën linjë është edhe mesfushori tjetër Ernesto Marqeshi, i cili shpreson shumë që përmes punës dhe talentit të vazhdojë rrugëtimin e tij në të gjitha ekipet kombëtare të moshave.

“Luaj si mesfushor qendre në klubin Akademia e Futbollit. Të jesh pjesë e ekipeve Kombëtare është krenari dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Nuk është hera ime e parë që vesh fanellën kuqezi, ndërsa atmosfera që kam gjetur këtu është shumë pozitive. Kam bindjen që mund ta marrin rezultate pozitive në turneun UEFA Development, pasi në skuadër kemi plot lojtarë të talentuar. Kam shumë besim se mund të bëj paraqitje të mira, por mbi të gjitha është marrja e përvojës që më jep mundësinë në të ardhmen për të vazhduar rrugëtimin hap pas hapi në të gjitha ekipet zinxhir deri te Kombëtarja A”, – tha Marqeshi.

Ndeshjet e turneut UEFA Development U-15, që do të luhen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, do të nisin më 2 nëntor dhe dueli i parë i kuqezinjve do të jetë ajo ndaj Ishujve Faroe, duke nisur nga ora 10:30. Takimi i dytë i Shqipërisë në këtë turne do të jetë kundër Sllovakisë që do të luhet më 4 nëntor në ora 10:30. Tre ditë më pas, kuqezinjtë do të luajnë edhe ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj San Marinos, në ora 13:00.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...