Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Turneu UEFA Development U-16 për femra / Trajneri Kola publikon listën, ja 24 lojtaret e grumbulluara

Federata Shqiptare e Futbollit po përgatitet të sjellë një tjetër turne zhvillimor për mosha të UEFA-s në Shqipëri. Bëhet fjalë për organizimin e ndeshjeve të turneut UEFA Development U-16 për femra që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 3-8 maj. Siç është bërë e ditur edhe më herët, përveç Shqipërisë, në këtë turne do të marrin pjesë edhe tre skuadra të tjera femrash, ndër të cilat Kosova U-16, Mali i Zi U-16 dhe Kazakistani U-16. Të gjitha ndeshjet e këtij turneu do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Agustin Kola do të nisë që prej ditës së premte grumbullimin në Kompleksin “Tropikal” në Durrës, ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore, ndërsa ditën e sotme, tekniku kuqezi ka bërë publike listën me 24 futbollistet e ftuara që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë turne.

Nisja e kampionatit U-16 për femra në shkurt të këtij viti i ka dhënë mundësi trajnerit Agustin Kola dhe stafit kuqezi të shikojnë nga afër talentet e reja që janë një potencial mjaft i mirë për të ardhmen. Kola ka vendosur të thërrasë në këtë grumbullim 22 lojtare që aktivizohen në kampionatin vendas, si edhe dy futbolliste shqiptare që aktivizohen në kampionatet e tjera, si Halime Krasniqi, e cila luan me Malishevën ne Kosovë dhe Era Methoxhën, në Gjermani.

Turneu do të nisë më 3 maj, me ndeshjen e parë Shqipëri – Mal i Zi, ndërsa ndeshja e dytë do të jetë ndaj Kosovës më 5 maj. Sfida e tretë dhe e fundit e vajzave kuqezi do të jetë ajo ndaj Kazakistanit më 8 maj.

Më poshtë, edhe lista e 24 vajzave të grumbulluara për këtë turne:

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...