Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Turneu, “UEFA U-16 Development”, Mustedanagic zyrtarizon listën

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit mosha U-16 e drejtuar nga trajneri i përfaqësueses U-17, Dzemal Mustedanagic, do të marrë pjesë në turneun e organizuar në San Marino “UEFA U-16 Development”, në datat 19-24 prill 2018.

Trajneri Mustedanagic, në lidhje me këtë turne, deklaroi:

“Kjo është një moshë delikate dhe ka përherë ndryshime, pasi janë në moshë rritjeje, në këtë grumbullim jam munduar të marr 50 % të futbollistëve nga Shqipëria dhe 50 % nga jashtë. Është një brez i mirë që premton për të ardhmen. Ky turne do të jetë një test për ecurinë e kësaj grup-moshe për t’u bërë pjesë më pas në përfaqesuesen U-17 dhe me radhë. Do të shikoj futbollistët që janë më mirë dhe sigurisht do të largohen ata që nuk kanë formën e duhur. Nuk përjashtoj ndonjë afrim të ri, nëse dikush do të performojë në nivelin e duhur. Vitet e fundit niveli i futbollit në Shqipëri ka ardhur në rritje dhe kjo tregohet edhe në ekipet kombëtare.”

Ekipet pjesëmarrëse në këtë turne janë: Shqipëria, Armenia, Italia dhe San Marino.

 

Datat dhe oraret e ndeshjeve:

20 prill: Shqipëri-Itali, ora 13:00

22 prill: Shqipëri-Armeni, ora 18:00

24 prill: Shqipëri-San Marino, ora 11:00

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...