Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Turp të keni”, reagon lojtari kroat: Përfaqësoj vendin dhe patriotizmin tim

Dejan Lovren ka reaguar ndaj akuzave dhe kritikave të marra pas këndimit të një kori profashist bashkë me shokun e tij të skuadrës te Kroacia, Marcelo Brozovic, gjatë festimit të vendit të tretë në Botërorin Katar 2022.

Gjithmonë gati për Atdheun“, përshëndetën dy titullarët e kombëtares kroate, një kor të cilin e përdornin gjatë Luftës së Dytë Botërore fashistët e Kroacisë.

Prej një muaji, që kur u nisëm për Katar, nuk hap dhe lexoj asnjë gazetë, pasi ka vetëm presion ndaj meje, trajnerit dhe shokëve. Sigurisht që më kanë treguar se çfarë kanë shkruar për mua.

Përshëndetja fashiste? Turp t’ju vijë! Unë kam përgatitur denoncimet që do bëj. Unë përfaqësoj vendin tim dhe patriotizmin tim, kurrë nuk mbroj dhunën dhe urrejtjen.

Po, e pranoj, isha gjysmë i dehur, por edhe i lumtur. Unë jam gati për vendin tim! Unë përfaqësoj vendin tim dhe atë pjesë të popullit që mund të mos ketë zë. Nëse nuk mund të flas unë, kush do ta bëjë?”, u shpreh për shtypin kroat mbrojtësi i Zenitit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...