Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Turqia barazon me Islandën dhe siguron matematikisht Europianin

Turqia bëhet skuadra e radhës që siguron kualifikimin për në Kampionatin Europian 2020, ndonëse ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur në grupin H ku bën pjesë.

Në stadiumin “Turk Telekom” të Stambollit, turqit nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj Islandës, që ishte edhe rivali direkt për kualifikim, por kishte nevojë për 3 pikë sonte.

Skuadra e drejtuar nga Senol Gunes nuk u la asnjë mundësi islandezëve dhe i shkoi disa herë pranë golit, ndërsa në fund festoi edhe pa shënua, pasi ruajti distancën prej 4 pikësh me Islandën, duke siguruar matematikisht kualifikimin.

Aktualisht Turqia mban vendin e parë në grup me 20 pikë, por mund të parakalohet nga Franca, që ka 19 pikë dhe do të luajë sonte me Moldavinë, ku fitorja pritet të jetë formalitet.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...