Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Turqia dhe Franca për të mbyllur kualifikimin, Anglisë i mjafton 1 pikë

Jo vetëm Shqipëri-Andorrë dhe Republikë Çeke-Kosovë pasi e enjtja e eliminatoreve që vjen me ndeshjet e raundit të parafundit në grupet A, B dhe H nuk duhet humbur kurrësesi pasi luhen shumë takime interesante. Gjithçka nis në orën 18:00 me sfidën Turqi-Islandë e vlefshme për grupin ku bëjnë pjesë edhe kuqezinjtë tanë. Një barazim i mjafton skuadrës së Senol Gunes për të prekur edhe matematikisht kualifikimin. Në Turk Telekom Arena në Stamboll pritet një duel spektakolar me turqit që do të bëjnë çmos për të prerë biletën për në fazën finale të Euro 2020, mision jo i lehtë. Për objektivat e Shqipërisë do të ishte mirë që të fitonte Turqia pasi me një fitore ndaj Andorrës dhe me një humbje të Islandës kuqezinjtë do të ngjiteshin në vendin e 3-të të renditjes. Në grupin H sot luhet edhe dueli mes Francës dhe Moldavisë një ndeshje e lehtë në letër edhe për gjelat që nëse triumfojnë kualifikohen për në fazën finale të Euro 2020. Në grupin A përveç takimit Republikë Çeke-Kosovë luhet edhe sfida mes Anglisë dhe Malit të Zi me tre luanët që nëse marrin qoftë edhe 1 pikë kualifikohen zyrtarisht në Euro 2020. Do të kërkojë të ruajë vendin e dytë ndërkohë në grupin B, Portugalia që me Cristiano Ronaldon në fushë do të sfidojë Lituaninë ndërkohë Serbia që lufton në distancë me luzitanët do të përballet me Luksemburgun.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...