Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Turqia e gjunjëzuar nga tërmeti, apeli i “yllit” të Interit për ndihmë

Calhanoglu
Calhanoglu

Hakan Calhanoglu, në vijën e parë për të ndihmuar Turqinë e tij të shkatërruar nga tërmeti. Mesfushori i Interit, në një monolog për emisionin investigativ “Hienat”, i transmetuar në Italia 1, kërkoi ndihmë për vendin e tij.

“Italia më ka mirëpritur dhe, për fat të keq, Italia e di mirë se çfarë do të thotë të jesh i goditur kaq rëndë nga një tërmet. Kështu që unë nuk do të ndalem, por ju kërkoj me shumë përulësi, pavarësisht se për cilën skuadër bëni tifo, kombësisë dhe besimit juaj, të na qëndroni pranë. Faleminderit.”

Apeli për “Hienat”

Unë quhem Hakan Calhanoğlu, jam futbollist dhe kam lindur në Gjermani, por një zemër turke rreh brenda meje… Jam martuar me një vajzë me origjinë turke dhe po e rritim vajzën tonë me vlerat e kulturës sonë.

Jam krenar që mbaj shiritin e kapitenit të kombëtares turke, sepse gjithmonë e kam menduar Turqinë si atdheun tim.

Fatkeqësisht, prej rreth 10 ditësh jeta ime ka ndryshuar, sepse nën rrënojat e shkaktuara nga ky tërmet i tmerrshëm, që të gjithë e kemi parë në televizion, janë bashkatdhetarët e mi, fansat e mi, por mbi të gjitha vëllezërit e mi, që kanë nevojë për ndihmën tonë tani. Me ndihmën e të gjithëve ne.

“Italia më ka mirëpritur dhe, për fat të keq, Italia e di mirë se çfarë do të thotë të jesh i goditur kaq rëndë nga një tërmet. Kështu që unë nuk do të ndalem, por ju kërkoj me shumë përulësi, pavarësisht se për cilën skuadër bëni tifo, kombësisë dhe besimit juaj, të na qëndroni pranë. Faleminderit.”

 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...