Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Turqia i prish festën Francës, kualifikohet Ukraina, Ronaldo prek kuotën 700!

Franca dhe Turqia shtynë çështjen e kualifikimit për në Euro 2020 me barazimin 1-1 që regjistruan mes tyre në Paris por me këtë rezultat i dhanë një goditje të rëndë shpresave të Islandës për të luajtur kualifikimin në ndeshjen direkte ndaj Turqisë pasi ishullorët shpresonin shumë te një fitore e gjelave që u duk se do të arrihej kur Giruod zhblloki rezultatin në minutën e 76-të me një goditje të saktë me kokë. Por Ayhan në të 82-ën shtangu francezët dhe tifozët e shumtë që kishin mbushur shkallët e Stade de France për të festuar edhe kualifikimin matematikor të skuadrës së Deschamps që për të qenë zyrtarisht në Euro 2020 duhet të presë ndeshjen e radhës ndaj Moldavisë. Me barazimin që arriti ndaj Francës Turqia tashmë nëse merr më shumë pikë se gjelat në dy ndeshjet e fundit në grup mund ta mbyllë e para pasi kryeson grupin H me 19 pikë.

Në ndeshjen të këtij grupi ku bën pjesë edhe Shqipëria Islanda bëri detyrën ndaj Andorrës duke fituar 2-0 një ndeshje në të cilën Gylfi Sigurdsdon humbi dhe një 11-metërsh. Hodhi një hap të madh drejt kualifikimit në grupin A, Anglia që luajti “tenis” me Bullgarinë duke fituar 0-6 në transfertë. Rashford, Barkley dy herë, Sterling dy herë dhe Kane ishin autorët e golave për Anglinë që u ngjit në kuotën e 15 pikëve në grupin A. Siguroi matematikisht kualifikimin në Euro 2020 Ukraina që mposhti 2-1 Portugalinë në Kiev me golat e Yaremchuk dhe Yarmolenkos. Edhe pse Portugalia doli pa pikë, sfida ndaj Ukrainës ishte historike për Cristiano Ronaldon që me golin e realizuar me penallti i cili ngushtoi shifrat u bë një mit, pasi arriti shifrën e çmendur të 700 golave në karrierë. Fitoi edhe Serbia që mposhti 2-1 në transfertë Lituaninë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...