Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Turqia “thyen” Francën, bindin Italia dhe Gjermania!

Turqia i jep një leksion futbolli Francës dhe ngjitet në krye të grupit H kualifikues të Euro 2020 ku bën pjesë edhe Shqipëria, me pikë të plota 9, 3 më shumë se gjelat. Në Konya falë edhe mbështetjes së zjarrtë të tifozëve vendas, skuadra e Senol Gunes bëri një paraqitje fantastike përballë një France që dukej se kishte marrë para kohe pushimet verore. Golat e mbrojtësit Ayhan dhe talenti të Romës Cengiz Under në pjesën e parë i dhanë fitoren Turqisë që me këtë ecuri po i shtron rrugën vetes drejt kualifikimit në Euro 2020. Me pikë të plota kryeson edhe Italia grupin J, me përfaqësuesen e Mancinit që këtë herë pushtoi Athinën duke triumfuar me rezultatin e thellë 0-3 ndaj Greqisë.

Tre gola që në pjesën e parë nga Barrela, Insigne dhe Bonucci ngjitën të kaltrit në kuotën e 9 pikëve, 3 më shumë se Finlanda e vendit të dytë. Bëri detyrën edhe Gjermania që edhe pse nuk kishte në stol trajnerin Joachim Loë, fitoi edhe ndeshjen e dytë në grupin C pasi triumfoi 0-2 në transfertë ndaj Bjellorusisë. Golat për kombëtaren e pancerave u shënuan nga Sane dhe Reus nga një për çdo pjesë. Fitore të lehtë mori Belgjika ndaj Kazakistanit në grupin I. 3-0 ishin shifrat e kësaj sfide me Belgjikën që kryeson me pikë të pota, ndërkohë që Skocia mori fitoren e dytë në grup pasi kaloi me vështirësi 2-1 Qipron.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...