Futboll

Turqia, toka e mrekullive për futbollistët shqiptarë!

Turqia rezulton toka e mundësive për futbollistët shqiptaw të cilët jo vetëm që kanë fituar të drejtën për të përfaqësuar veten por po lënë gjurmë me ekipet e tyre. Edhe pse pjesa më e madhe janë duke u aktivizuar në kategorinë e parë, paraqitjet e bëra janë tregues se shumë shpejt pjesa më e madhe e futbollsitëve tanë që luajnë aty mund të bëjnë një tjetër hap të madh në karrierë. Endri Çekici dhe Sokol Cikalleshi po ecin mirë në Superligën turke. Sulmuesi kavajas ka shënuar dy gola në përmbysjen që Konyaspori i tij bëri në transfertën me Yeni Malatyaspor. Tashmë janë 3 gola për sulmuesin kuqezi këtë edicion teksa skuadra e tij ka një renditje në mes të tabelës, aty ku jep ndihmën e tij edhe shkupjani Erdon Daci. Kalimi nga Sllovenia drejt Turqisë është konsideruar një hap përpara për Çekicin, teksa janë 16 ndeshje në Superligë me 1 gol të shënuar për fantazistin pogradecar.

Kategoria e Parë rezulton një parajsë e vërtetë për shqiptarët pasi jo vetëm po aktivizohen por vlerësohen si liderët e skuadrave të tyre. Treshja e Kukësit sezonin e kaluar Valon E’themit, Eduart Rroca dhe Kristal Abazaj janë lojtarët kryesor tek Istanmbulspor që është në garë për tu ngjitur në elitë. Rroca është njeriu asist i këtij kampionati, me 9 topa goli të dhëna për skuadrën teksa ka shënuar dhe 6 herë në 18 ndeshjet e luajtura.

Abazaj ka shënuar 2 gola duke dhënë 3 asiste në 19 ndeshje të luajtura ndërkohë që E’themi ka fituar menjëherë statusin e titullarit që nga janari duke luajtur 5 ndeshje dhe shënuar një gol. Kalimi nga Menemenspor tek Boluspor nuk prish ecurinë e Gentian Selmanit që vijon të luajë rregullisht me ekipin e ri duke marë dhe një fitore të çmuar fundjavën që lamë pas. Një titullar fiks është David Domgjoni tek Menemenspor, që largohet për momentin nga zona e rënies. Një paraqitje te mirë ka bërë edhe Arb Manaj që shënoi dy gola në fitoren 3-0 të Balikersipor ndaj Bursaspor.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency