Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tuta triumfon ndaj Sileksit, Vllaznia e Partizani barazim në miqësoret përkatëse

Skuadrat shqiptare që do të garojnë në eliminatoret e Kupave të Europës vijojnë fazën përgatitore, teksa Teuta, Partizani dhe Vllaznia kanë zbritur sot në fushë edhe për teste miqësore.

Kështu durrsakët zhvilluan një ndeshje miqësore përballë maqedonasve të Sileksit dhe ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 0-1, falë një goli të fantazistit Emiliano Vila në pjesën e dytë të takimit.

Ndërkohë Partizani u përball me skuadrën e Strugës dhe nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1, teksa goli për të kuqtë e Ilir Dajës u shënua nga braziliani Cardoso. Vlen të theksohet se nga minuta e parë u aktivizuan edhe Marku e Shehi, që janë afruar rishtazi te kryeqytetasit.

Me rezultatin e barabartë 1-1 përfundoi edhe miqësorja mes Sutjeskës dhe Vllaznisë, e zhvilluar ne Zlatibor të Serbisë. Vendasit kaluan në avantazh me Markovic, ndërsa shkodranët gjetën barazimin me Haris Dilaver, që shënoi nga pika e bardhë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...