Boks

Tyson Fury-Dillian Whyte, dueli i shumëpritur për titullin botëror në ekranin e SuperSportit

Tjetër event i rëndësishëm i boksit në ekranin e SuperSportit, aty ku të gjithë gjithë shqiptarë bashkohen në një familje të madhe. Të shtunën pasdite (rreth orës 17:00), në stadiumin mitik Wembley, në prani të 96 mijë tifozëve, do të zhvillohet dueli i shumëpritur Fury-Whyte.

Kampioni i WBC-së, Tyson Fury, 33 vjeç, do të mbrojë për herë të dytë titullin që e fitoi në vitin 2020. Përballë tij Dillian Whyte, 34-vjeç, edhe ai britanik, madje mik i hershëm i “Th Gipsy King”.

Të dy respektuan njëri-tjetrin dhe madje shtrënguan duart, teksa u takuan për herë të parë që kur u njoftua dueli mes tyre në peshën e rëndë. Whyte ka mbajtur një profil të ulët që kur u zyrtarizua dueli:

“Është një luftë e madhe dhe jam i emocionuar që jam këtu. Më vjen keq që nuk mund të isha këtu më herët, por jam këtu tani. Keni dëgjuar njërën palë, sepse ata thonë shumë gjëra. Ngaqë unë nuk flas, ata thonë se jam i frikësuar ose po fshihen.”

Ndryshe nga Whyte, Fury, në momentin e hyrjes, bërtiti: “Kampioni është këtu”!

Mediat nga e gjithë bota mbushën sallën në stadiumin Wembley dhe më shumë prisnin një takim armiqësor, intensiv dhe të paparashikueshëm mes dy luftëtarëve. Në vend të kësaj, pati demonstrim respekti të madh të ndërsjellë.

“Ai është një luftëtar i mirë”, – shtoi “The Gypsy King”. – “Një burrë i mirë, i fortë. Ai ka një grusht të fuqishëm, ka hedhur “knockout” shumë burra. Ka nevojë për shumë respekt dhe kjo është ajo që unë i kam dhënë atij nga kampi im stërvitor. Ky është boksi i peshave të rënda. Çdokush mund të fitojë me një grusht. Nëse nuk do të jem në formë, ky djalë do më rrëzojë”.

Fury dhe Whyte iu lutën ekipeve të tyre që të qetësoheshin, pasi shoqëruesit u përleshën në skenë. Protagonist u bë babai i Fury-t, John, që u përlesh me anëtarë e ekipit të Whyte. Çuditërisht, ishin Fury dhe Whyte ata që u shfaqën për t’i zbutur bashkëpunëtorët e tyre.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency