Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Tyson Fury gjen sfidant, do të kompletojë “trilogjinë” me bashkëkombësin e tij

Sfidanti i ardhshëm i Tyson Fury-t në peshën e rëndë do të jetë britaniku tjetër Derek Chisora. Në këtë mënyrë kampioni në fuqi i Federatës WBC do të kompletojë trilogjinë ndaj bashkëkombësit të tij, me duelin që do të mbahet në muajin e fundit të vitit, në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar.

Pra kjo do të jetë sfida e tretë ndërmjet këtyre dy boksierëve që do të mbahet në Londër. Pikërisht në kryeqytet 11 vjet më herët në Wembley Arena, Tyson Fury ishte në rolin e sfidantit në përballjen e tyre të parë, duel ku “The Gypsy King” fitoi takimin me vendim unanim, pas plot 12 raundeve.

Një triumf i siguruar me pikë, për më tepër pikërisht në ndeshjen e tyre të 15 në boksin profesionist. Deri në 23 korrikun e vitit 2011 të dy këta boksierë krenoheshin me 14 fitore në 14 ndeshjet e tyre, megjithatë suksesi i regjistruar në këtë përballje përveç disfatës së parë në karrierë I kushtoi Derek Chisora-s gjithashtu edhe humbjen e titujve si kampion britanik dhe kampion i Commonwealth-it.

Trilogjia ndërmjet tyre do të plotësohet kështu në muajin e fundit të vitit 2022 në stadiumin modern të klubit londinez Tottenham Hotspur dhe palët kanë rënë dakord për datën 3 dhjetor. Kjo do të jetë hera e tretë që 34-vjeçari nga Manchesteri do të mbrojë titullin në versionin WBC, për më tepër ndaj një kundërshtari që e njeh vërtet shumë mirë. Përvec vitit 2011 Fury dhe Chisora janë përballur edhe në 2014, në Londrën Lindore në Newham.

Në ExCeL London më datën 29 nëntor të këtij viti boksieri me origjinë irlandeze fitoi sërish pa shumë probleme. Në takimin e tyre të dytë Fury përfitoi nga tërheqja e boksierit me origjinë nga Zimbabwe, pikërisht në fundin e raundit të dhjetë dhe me vendim teknik, duke fituar brezin evropian, titullin ndërkombëtar në Federatën WBO dhe trofeun vakant në boksin britanik, përsa I përket peshës së rëndë.

Tyson Fury bashkë me menaxherët e tij ishte në bisedime me shpurën e bashkëkombësit të tij Anthony Joshua për t’u ndeshur në muajin dhjetor, por palët dështuan për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe nuk ranë dakord për gjëra shumë të rëndësishme të kontratës përfundimtare. Kampioni në fuqi i botës në versionin WBC mposhti me “knock out” teknik në raundin e gjashtë, më 23 prill në Stadiumin Wembley britanikun Dillian Whyte, duke mbrojtur me sukses titullin dhe siguruar fitoren e 32 në 33 ndeshje, 23 prej të cilave të mbyllura përpara kohe, ndërsa barazimi i tij i vetëm është regjistruar në Los Angeles, në “Staples Center” katër vjet më parë, me “split decision” ndaj boksierit të famshëm amerikan Deontay Wilder.

Në krahun tjetër britaniku tjetër Derek Chisora i cili do të mbushë 39 vjeç në fundin e këtij viti është shumë pranë mbylljes së karrierës në boksin profeisonist. “Del Boy War” është shumë pranë varjes së dorezave në gozhdë, teksa ka humbur tre nga katër sfidat e tij të fundit në peshat e rënda.

Chisora ka pësuar dy disfata me boksierin nga Zelanda e Re Joseph Parker si dhe u mund me vendim unanim në Londër dy vjet më parë, pas 12 raundeve nga ukrainasi Oleksandr Usyk, që zotëron gjithë brezat e peshës së rëndë në WBA, IBF, WBO dhe Ring, sidoqoftë veterani britanik ka triumfuar me vendim unanim në duelin e tij të fundit në O2 Arena në kryeqytet, më datën 9 korrik të këtij viti ndaj 41-vjecarit bullgar Kubrat Pulev.

Tani Derek Chisora ka një bilanc prej 33 fitoresh në 45 ndeshje, 23 prej të cilave me knock out, ndërsa 12 sfida të tjera janë disfata, tre prej të cilave janë humbur përpara kohe. Vetëm pak kohë më parë Tyson Fury deklaroi tërheqjen nga boksi, megjithatë luftëtari me origjinë irlandeze ndryshoi shpejt mendim dhe tani I ka vënë si qëllim vetes të përballet vitin e ardhshëm me 35-vjecarin ukrainas Oleksandr Usyk, për t’u shndërruar në një kampion të padiskutueshëm të peshës së rëndë.

Kur u ndeshën për herë të parë 11 vjet më herët Fury ishte 23 vjec ndërsa Chisora 27, madje asokohe boksieri me origjinë nga Zimbabëe dy herë në harkun e vetëm tetë muajve e pa veten shumë pranë përballjes me të madhin Wladimir Klitschko, kundërshtar të cilin gjithsesi e mposhti më datën 28 nëntor të vitit 2015 pikërisht “The Gypsy King” në Qytetin e Dyseldorfit, duke unifikuar asokohe gjithë titujt e peshës së rëndë në këtë sport.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...