Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Tyson Fury “përbindësh”, e hedh “knock-out” Dillian Whyte në raundin e gjashtë

Zgjat vetëm gjashtë raunde dueli mes Tyson Fury-t dhe Dillian Wyhte. “The Gipsy King” e rrëzoi në tapet bashkëkombësin e tij me një të djathtë të befasishme në mjekër, që ishte aq e fortë sa 34-vjeçari, edhe pse mundi të ngrihej brenda 10 sekondave, e pati të pamundur të mbante ekuilibrin kur iu kërkua nga gjyqtari të hidhte disa hapa drejt. Gjithçka ndodhi vetëm një sekondë para se të mbyllej raundi i gjashtë, me Tyson Fury-n që mbron gjerdanin e artë në WBC.

Mbi 94 mijë të pranishmit në Wembley asistuan në një mbrëmje të madhe të boksit, ku gjithçka ndryshoi në mënyrë të papritur, pasi deri në momentin kur Whyte u rrëzua në ring, dueli ishte deri diku i barabartë.

“The Gispy King” konfirmohen në fronin e boksin në peshat e rënda, por kjo me shumë mundësi do të jetë lufta e fundit.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...