Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Tyson zbulon helmin çudibërës: Falë tij jam më i përqendruar e kreativ

Legjenda e boksit, Mike Tyson ka zbuluar edhe sekretin e rigjallërimit të tij, teksa në një intervistë ka rrëfyer se ka pirë helmin e një bretkose, që e ka ndihmuar të bëhet më i përqendruar e më kreativ.

“Tani jam më krijues e i përqendruar si sipërmarrës dhe sekreti është që kam pirë helmin e “bufo alvarius”, një lloj bretkose që rritet në Meksikë. E kam provuar katër vite më parë për sfidë dhe pas udhëtimit të parë kam qenë si i vdekur. Bretkosa më mësoi se nuk do të jem këtu përgjithmonë, pasi të gjithë kemi një datë skadence. Kundërshtari më i madh i vetes time, isha unë, pasi kisha vetëbesim shumë të ulët, por helmi i bretkosës më ndihmoi të heq egon dhe njerëzit e shohin si kam ndryshuar që atëherë”, deklaroi Tyson.

Boksieri amerikan zbuloi gjithashtu se e ka pirë plot 53 herë helmin e bretkosës dhe se tani ka ndërtuar një pellg të tërë për mbarë-shtrimin e amfibit që e ka ndihmuar t’i rikthehet normalitetit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...