Kupa e Shqiperise

U-17 dhe U-19/ përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste të Kupës

Kupa e Shqipërisë për grupmoshat U-17 dhe U-19 ka luajtur këtë fundjavë ndeshjet ҫerekfinale. Përballjet ndërmjet skuadrave pretendente janë luajtur me sistem grumbullimi në Kompleksin Internacional në Pezë Helmës. Të premten janë luajtur katër ndeshje, nga dy respektivisht për ҫdo grupmoshë, dhe të shtunën duelet e tjera që kanë përcaktuar ekipet katër skuadrat gjysmëfinaliste.

Për grupmoshën U-17 të premten është luajtur Partizani-Pepa, ndeshje e cila ka qënë shumë e luftuar dhe 90 minutat e rregullta janë mbyllur në barazim 0-0. Skuadrat kanë shkuar menjëherë te goditjet e penalltive siҫ e parashikon rregullorja dhe elbasanasit e Pepës kanë triumfuar 6-5 duke siguruar një vend në gjysmëfinale. Dueli tjetër ishte ai ndërmjet Akademisë së Futbollit dhe Brians.

Ndeshje ka filluar menjëherë me gol me Akademinë që ka shënuar në minutën e 12-të me Halilajn. Lezhjanët reagojnë menjëherë dhe barazojnë në minutën e 20-të me Zefin. Pas barazimit të përkohshëm u duk se do të ishte një ndeshje e ekuilibruar por nuk rezultoi kështu sepse Akademia reagoi fort dhe dominoi gjithë takimin duke triumfuar me rezultatin final 7-1 ku spikat pokeri i Halilajt. Të shtunën u luajt Tirana-Vora me këta të fundit që arritën të kalojnë në gjysmëfinale pasi kaluan me sukses serinë e penalltive. Loja e rregullt u mbyll në barazim 1-1, me Vorën që shënoi e para në minutën e 61 me Thanën dhe Tirana ҫoi gjithçka në shtesë në të 74-tën me penalltinë e Bajraktarit. Ndeshja e katërt ҫerekfinale ishte ajo ndërmjet Labërisë dhe Shënkollit me këta të fundit që triumfuan me rezultatin 4-1 falë golave të Markut, Rrapit dhe dygolëshit të Jakut, ndërkohë që për Labërinë shënoi Dhrami.

Për grupmoshën U-19 u luajtën ditën e premte dy ҫiftet e para me Vllazninë dhe Partizanin që siguruan gjysëmfinalet. Kuqeblutë triumfuan ndaj vendasve të Internacionalit, që pavarësisht se kaluan të parët në avantazh me Rushitin nuk arritën të ruajnë rezultatin dhe u përmbysën nga shkodranët që shënuan 3 herë me Papajn në pjesën e parë dhe Nikajn dy herë në pjesën e dytë. Të Kuqtë prisnin Shkëndijën e Tiranës në një derbi me shumë emocione dhe gola. Gjithҫka u mbyll 4-2 për Partizanin që siguron gjysëmfinalen.
Të shtunën u zhvilluan dy ҫiftet e tjera gjysmëfinale, Tirana-Laҫi dhe Shkodra-Shënkolli. Shënkolli triumfoi në derbin e veriut ndaj Shkodrës në një ndeshje shumë të luftuar. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 me golat e Daija dhe Marku në minutat 22 dhe 38-të. Marku shënon golin e dytë personal pesë minuta pas fillimit të fraksionit të dytë dhe Preloshi në të 78-tën vulos rezultatin final 4-0.

Tirana triumfon ndaj Laҫit me rezultatin e pastër 2-0. Bardheblutë kaluan në avantazh në minutën e 2-të me Avdiun, gol i cili ishte i vetmi për pjesën e parë përtej rasteve të shumta nga të dy skuadrat. Pjesa e dytë fillon me një Laҫ kërkues por Tirana administron mirë energjitë dhe godet në minutën 56-të me Meculin. Nuk ndryshon asgjë deri në fund dhe fituesit në fuqi të trofeut kalojnë më tej.

Ditën e hënë, në orën 11:00, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, do të zhvillohet edhe shorti i lirë për të përcaktuar ҫiftet gjysëmfinaliste.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency