Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

U-17/Elvin Beqiri: Kemi fiksuar disa lojtarë, por shumë të tjerë s’na janë përgjigjur

Përfaqësuesja U-17 e futbollit është grumbulluar në kompleksin “Tropikal”, në qytetin e Durrësit, për t’u stërvitur dhe testuar në prag të pjesëmarrjes në UEFA Development Tournament, kompeticion që organizohet nga Federata Malteze e Futbollit nga data 3 deri në 9 mars 2019.

Shqipëria U-17 në këtë kompeticion do të përballet me organizatorët e Maltës, Skocinë dhe Danimarkën. Ndeshjet zhvillohet në 4, 6 dhe 8 Mars, në orën 11:00. Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp, trajneri Elvin Beqiri theksoi se ky kompeticion do ta ndihmojë atë për të përcaktuar në një masë të madhe grupin që do të na përfaqësojë në turneun zyrtar eliminator. Një indicie e parë shumë e mirë ishte Mercedes Benz Cup që u zhvillua në Turqi në muajin janar.

Do të luajmë kundër Maltës si organizatore, Skocisë dhe Danimarkës. Kuptohet që këto turne na bëjnë shumë mirë sepse zhvillojmë elementin e ri. Kemi thërritur disa lojtarë nga jashtë, të cilët në nuk kemi mundësi t’i ndjekim në vendet ku luajnë. Disa elementë nuk na janë përgjigjur pozitivisht për këto grumbullime, sepse nuk janë lejuar nga klubet e tyre, si në Greqi dhe Itali. Këto data nuk janë zyrtare nga FIFA dhe është e drejta e klubeve për të mos i lënë të lirë lojtarët, por në datat zyrtare këto lojtarë do të grumbullohen. Pas turneut të parë që zhvilluam në Turqi, kemi fiksuar disa lojtarë, por sigurisht nuk janë të mjaftueshëm për të ndërtuar grupin bazë. Lojtarët kryesorë që do të na përfaqësojnë në turneun eliminator në muajin nëntor do të dalin nga puna e vazhdueshme gjatë të gjithë vitit.”

Lojtarët vendës: Po ashtu kemi edhe lojtarë nga kampionati shqiptar që mendoj se janë shumë cilësorë, kemi shumë lojtarë këtu që po i vëzhgojmë gjatë ndeshjeve të kontrollit në zonat rajonale. Puna në zonat rajonale na ka ndihmuar shumë për të pasur një ide sa më të qartë për lojtarët që luajnë në kampionatin shqiptar dhe mendoj se ka lojtarë cilësorë, ne do t’i vëzhgojmë çdo javë për të përzgjedhur më të mirët në të ardhmen.

Niveli i kampionatit: Ka rritje, ekipe në Kategorinë Superiore dhe në Kategorinë e parë bëjnë punë serioze. Sigurisht që duhet të punojnë akoma më shumë në mënyrën e stërvitjes, punës individuale me lojtarët.

Elementi i jashtëm: Në Greqi dhe në Itali kemi më shumë kontakte dhe shumë lojtarë që po i vëzhgojmë, ndërkohë jemi duke punuar në Skandinavi për të gjetur lojtarë. Skauti që punon atje për Federatën shqiptare po na sugjeron disa elementë që janë cilësorë, duhet t’i përgjigjen ftesave që do t’u dërgojmë në të ardhmen për t’i parë nga afër, sepse kuptohet që ka shumë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia që duan të luajnë për Kombëtaren Shqiptare. Dëshira jonë është e madhe për t’i parë nga afër dhe shpresoj që të na përgjigjen pozitivisht”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...