Kombëtare

U-17/Elvin Beqiri: Monitorim i vazhdueshëm, që të mos gabojmë në zgjedhje

Trajneri i kombëtares U-17, Elvin Beqiri ka folur për faqen zyrtare të FSHF-së rreth përgatitjeve të skuadrës që drejton në lidhje me turneun miqësor që do të zhvillohet në Turqi nga data 15 deri në 21 janar, si edhe pritshmëritë për vitin 2020.

“E vërteta është se viti 2019 nuk ishte një vit suksesi për ekipet kombëtare shqiptare, por, gjithsesi, ajo që është më kryesore dhe parimore, është evidentimi i elementëve të rinj dhe dërgimi i tyre në ekipin U-19 e deri tek Kombëtarja A.”

Monitorim i vazhdueshëm: Besoj se vitin e shkuar kemi zgjedhur elementë mjaft cilësorë, në atë brez kemi lojtarë premtues, që do vazhdojnë të jenë pjesë e përfaqësueseve të Shqipërisë. Sigurisht, do të shikojmë sërish gjendjen e tyre dhe formën në klubet përkatëse.

Seleksionimet: Në lidhje me seleksionimet, vendet e reja që kemi vëzhguar janë Gjermania edhe Danimarka, duke shtuar edhe vendet e herëve të tjera, si Greqia dhe Italia. Mendoj se kemi bërë një seleksionim të mirë dhe një pjesë e tyre janë sot, këtu, me U-17. Kemi edhe futbollistë të tjerë, të cilët në pamundësi për t’i marrë të gjithë nuk janë sot me ekipin kombëtar. Ne do të zhvillojmë disa seleksionime gjatë vitit, në mënyrë që të bëjmë një vlerësim sa më të mirë dhe korrekt, me qëllimin kryesor të gabojmë sa më pak në përzgjedhje.

Turneu i Turqisë: Qëllimi në turneun e Turqisë është paraqitja sa më e mirë dhe marrja e rezultatit për të qenë gjithmonë me moralin e mirë dhe të motivuar, pasi bëhet fjalë për Kombëtaren jo të gjithë e kanë mundësinë të jenë pjesë e saj.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency