Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

U-17/ Miqësoret me Bosnjën, Bulku: Teste që na vlejnë për Europianin

Kombëtarja shqiptare e 17-vjeçarëve ka filluar ditën e sotme grumbullimin 5 ditor në Kompleksin Tropikal, në prag të dy ndeshjeve miqësore që kuqezinjtë tanë do të luajnë ndaj Bosnjë & Hercegovinës më 19 dhe 21 maj, në “Elbasan Arena” ora 17:00 ndeshja e parë dhe ndeshja e dytë në “Niko Dovana” në orën 10:00.

Trajneri Ervin Bulku, në një prononcim dhënë për Fshf.org ka folur për këtë grumbullim të parë për vitin 2021 dhe grupin e 23 lojtarëve të grumbulluar dhe thekson se seleksionimet e zhvilluara nga muaji shkurt, vëzhgimi nga afër në klube dhe miqësoret që do të zhvillojnë gjatë këtij viti me lojtarë të datëlindjeve 2005 do t’i krijojnë idenë përfundimtare për skuadrën përpara eliminatoreve të Kampionatit Europian.

Shqipëria është shortuar me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut, me këta të fundit që janë dhe organizatorët e “Qualifying Round”, që luhet në muajin nëntor.

Lojtarët e grumbulluar për këto dy ndeshje – “Ne kemi bërë disa seleksionime gjatë gjithë kësaj periudhe. Kemi filluar që nga muaji shkurt me lojtarët e kampionatit shqiptar, duke ditur që lojtarët që vijnë nga jashtë e kanë pasur të vështirë të jenë të pranishëm për shkak të pandemisë. Sot kemi të pranishëm edhe lojtarët që janë vëzhguar nga të gjithë trajnerët e ekipeve Kombëtare, dhe që janë vëzhguar në Itali, Gjermani dhe në Amerikë dhe e kemi grupin më të plotë se herët e tjera.
Ne kemi bërë diskutime gjatë gjithë periudhës, me gjithë stafet teknike të gjithë ekipeve dhe jemi munduar të seleksionojmë lojtarë të cilët për momentin janë lojtarët më cilësorë të kësaj grupmoshe të kampionatit shqiptar. Do të shikojmë dhe këto lojtarë që vijnë nga kampionatet e huaja dhe pastaj, së bashku me stafin do të bëjmë një vlerësim të gjithë këtyre lojtarëve, në mënyrë që të formojmë grupin, që do jetë edhe grupi që do përfaqësojë këtë grupmoshë në Irlandën e Veriut, në grupin ku bën pjesë edhe Italia, Skocia dhe Irlanda e Veriut dhe Shqipëria”, – shprehet Bulku.

Miqësoret me Bosnjë & Hercegovinën – “Pa diskutim që ky është një test i rëndësishëm. Duke parë edhe momentin që po kalojmë, duhet të falënderojmë edhe Federatën për mundësinë që na ka dhënë, që t’i shikojmë lojtarët në ndeshje shumë të rëndësishme, siç janë këto me Bosnjën, ku skuadra e Bosnjës njihet për këtë grupmoshë. Por mendojmë që duke parë Bosnjën, do të mundohemi që të realizojmë edhe dy tre ndeshje të tjera miqësore, gjatë muajve në vazhdim që të arrijmë të japim një vlerësim sa më të saktë për secilin nga lojtarët që të përfaqësohemi sa më mirë në Kampionatin Europian”, – vijon fjalën e tij trajneri kuqezi.

Futbollistët e ekipit Kombëtar U-17 – “Mendoj se ka elementë shumë të mirë, por kjo varet edhe nga mënyra se si do stërviten, impenjimi që do kenë ato në skuadrat e tyre dhe sa do jenë të gatshëm për ekipin Kombëtar A, kjo mbetet për t’u parë në vazhdim”, – përfundon Ervin Bulku.

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...