Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

U-17, Mustedanagiç premton “surpriza”

Në datën 19 Tetor, Shqipëria e 17-vjeçarëve do të nisë një tjetër raund eliminatoresh pas suksesit të vitit 2014 ku arriti të kualifikohej në Elite Round. Kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin 2 kualifikues të Europianit bashkë me Spanjën, Kroacinë dhe Lihtenshtejnin. Një grup shumë i vështirë por jo i pakalueshëm për trajnerin Xhemal Mustedanagiç, i cili doli përpara gazetarëve në konferencën për shtyp i mbushur me optimizëm dhe me besim se skuadra e tij mund t’ia dalë edhe përballë superfuqive si Spanja e Kroacia. Fillimisht ai u ndal te puna pozitive e bërë nga Panucci dhe Bushi duke u shprehur se ndeshjet e zhvilluara nga dy skuadrat e tyre pasqyrojnë një rritje progresive të futbollit shqiptar. Në vijim, trajneri boshnjak i 17-vjeçarëve u ndal te faza eliminatore që starton në datën 19 Tetor kundër Kroacisë në “Selman Stermasi” dhe vazhdon më pas me përballjet ndaj Spanjës dhe Lihtenshtejnit po në vendin tonë pasi e gjithë kjo fazë do të luhet në Shqipëri.

“Ashtu si çdo vit tjetër kemi një grup të vështirë. Kemi luajtur më përpara me Holandën, Zvicrën, Italinë, Maqedoninë, por unë mendoj që ky aktuali është grupi më i vështirë pasi Spanja është një skuadër me traditë dhe shumë talente. Ata bashkë me Kroacinë janë favoritë, por ne kemi një ekip të mirë dhe mund të bëjëmë një surprizë në këto eleminatore. Qëllimi jonë është që të bëjëm një prezantim të mirë dhe të kualifikohemi në Elite Round. Duhet të luajmë mirë dhe do të synojmë të luajmë futboll modern por duhet parë se sa do të na lejojë ekipi kundërshtar. Gjithsesi qëllimi jonë është që t’i shërbejmë sa më shumë ekipit të parë. M’u bë qejfi kur pashë Ndojin me ekipin A dhe në të ardhmen duhet ta furnizojmë sa më shumë skuadrën e parë”. 

Me një karrierë të gjatë drejtuse, Mustedanagiç ka punuar edhe në Kroaci dhe ky mund të jetë një avantazh për kuqezinjtë në ndeshjen e parë. Trajneri boshnjak kërkon t’i bëjë një surprizë të hidhur skuadrës rivale pasi për të kjo ndeshje ka edhe aromën e një derbi.

Kam punuar me U-17 dhe U-19 të Kroacisë por edhe me Dinamon e Zagrebit dhe e kam vëzhguar Kroacinë, pra dëshira ime është t’i bëjmë një surprizë edhe pse nuk është e lehtë. Kam evidentuar disa pika të dobëta të Kroacisë dhe aty do të tentojmë t’i godasim”.

Ka punuar në Kroaci por e tashmja e tij është Shqipëria. Mustedanagiç e shikon me optimizëm të ardhmen e futbollit shqiptar, madje ai bën një parashikim befasues.

“Do ta shikoni që në të ardhmen Shqipëria do të jetë edhe në Europian edhe në Botëror. Në të ardhmen Shqipëria për lojtarët që luajnë jashtë do të jetë zgjedhje e parë. Marr si shembull Zvicrën ku shqiptarët do të mendojnë si zgjedhje të parë Shqipërinë”.

Gjatë konferencës së shtypit, ai prezantoi edhe listën me 24 lojtarët e grumbulluar për këtë fazë eliminatore ku bie në sy prania e një numri të madh emrash që aktivizohen në ekipet shqiptare.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...