Kombëtare

(U-17) Mustedanagic shpall listën për dy miqësoret me Kosovën

Dzemal Mustedanagic, trajneri i Shqipëria U-17 dhe njëkohësisht drejtori teknik i ekipeve kombëtare në FSHF, ka bërë publike listën e lojtarëve që do të grumbullojë për miqësoret me Kosovën (9 dhe 11 shtator, ora 16:00, “Loro Boriçi”). Janë 22 futbollistë, ose më saktë një miksim elementësh nga futbolli vendas dhe kampionateve europiane. Miqësoret e radhës po zhvillohen në kuadër të seleksionimit të më të mirëve, që do të përfaqësojnë Shqipërinë në paraeliminatoret e Europianit, që do të zhvillohen në fund të tetorit në vendin tonë. Shqipëria U-17 është shortuar në të njëjtin grup me Çekinë, Norvegjinë dhe Azerbajxhanin.

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency