Shqipëria U-17 do të grumbullohet në qytetin e Shkodrës më datë 9 Gusht ku do të zhvillojnë edhe seancat stërvitore përpara nisjes për në Bosnje Hercegovinë, ku do të akomodohen në Zenicë, në Qendrën Stërvitore të Federatës Boshnjake të Futbolli, Zenice Training Center. Në këtë kompleks do të zhvillohen edhe dy ndeshjet miqësore. Bosnja ashtu si edhe skuadra e Elvin Beqirit është duke u përgatitur për “Qualifying Round” të muajit nëntor ku do të përballen si kokë grupi me Republikën Çeke, Finlandën dhe Moldavinë.

Ndeshja e parë do të luhet në datë 13 Gusht në orën 17:00 dhe ndeshja e dytë më datë 15 gusht, në orën 10:00. Për këto dy ndeshje miqësore do të vëzhgohen lojtarë të datëlindjes 2003, që luajnë në Shqipëri por dhe element që vijnë nga jashtë. Këto data nuk janë data zyrtare nga FIFA për ndeshje miqësore dhe jo të gjithë lojtarët kanë aprovimin nga klubet respektive për tu bashkuar me kuqezinjtë.