Ekipi kombëtar do të grumbullohet më datë 9 gusht dhe do të zhvillojë stërvitjet në qytetin e Shkodrës përpara nisjes për në Rumani, ku do të akomodohen në Qendrën Stërvitore të Federatës Rumune të Futbollit, National Football Center Buftea. Në këtë kompleks do të zhvillohen të dyja ndeshjet miqësore.

Ndeshja e parë do të luhet në datë 13 gusht, në orën 17:00, dhe ndeshja e dytë më datë 15 gusht, në orën 10:00. Për këto dy ndeshje miqësore do të vëzhgohen lojtarë të datëlindjes 2002, që luajnë në Shqipëri, por dhe elementë që vijnë nga jashtë. Këto data nuk janë data zyrtare nga FIFA për ndeshje miqësore dhe jo të gjithë lojtarët kanë aprovimin nga klubet respektive për t’u bashkuar me kuqezinjtë.