18-vjeçarët kuqezi fillojnë grumbullimin më 23 maj në qytetin e Durrësit, ku do të zhvillojnë dhe seancat stërvitore deri para nisjes për në Kroaci. Skuadra do të drejtohet nga dyshja Ilir Biturku-Olsi Uku dhe nën urdhrat e stafit teknik do të jenë plot 20 lojtarë. Kuqezinjtë debutojnë në këtë turne më datë 27 maj, me ndeshjen ndaj kroatëve të NK Orijent. Më datë 28 maj zhvillohet ndeshja e dytë e Grupit B, ndaj italianëve të Venecias dhe më datë 29 Maj përfundon faza në grupe me ndeshjen ndaj NK Vinodol. Të treja ndeshjen fillojnë në orën 16:30.

Lista e lojtarëve: