Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

U-19/Ekipi vijon me përgatitjet, Simoni & Fikaj: Kemi ekip të mirë, do të tentojmë kualifikimin

Teksa kanë mbetur pak ditë nga debutimi në kualifikueset e Kampionatit Europian, Shqipëria U-19 po zhvillon përgatitje intensive që prej ditës së enjte.

Stafi kuqezi me në krye trajnerin Armando Cungu po zhvillon dy seanca stërvitore në ditë me lojtarët e grumbulluar për këto sfida zyrtare kundër Belgjikës (21 shtator) dhe Spanjës (24 shtator).

Të hënën kuqezinjtë e ekipit U-19 do të udhëtojnë drejt Belgjikës, ku do të vijojnë me përgatitjet në tokën belge, teksa të dyja takimet do të zhvillohen aty.

FSHF.org ka zhvilluar intervista me lojtarët e Kombëtares U-19, më herët me Endri Muhametin e Daniel Hysaj, ndërsa sot me portierin Simon Simoni e mesfushorin Elton Fikaj.

Simoni është tashmë një element i rëndësishëm i ekipit kombëtar, jo vetëm U-19, por edhe U-21 më parë. Për të është gjithmonë kënaqësi ftesa nga Kombëtarja, teksa i pyetur rreth objektivave të Shqipërisë në këto kualifikuese, ai shprehet se ekipi do të bëjë maksimumin dhe do të japë më të mrën.

Si e prite ftesën nga Kombëtarja? – Si çdo herë, jam shumë i lumtur që mora ftesën nga Kombëtarja U-19. Do të japim në të dyja ndeshjet, do të japim më të mirën tonë dhe shpresoj pse jo të marrim edhe pikët.

Objektivat e skuadrës dhe si e sheh Simoni gjendjen e ekipit – Gjendja e ekipit është mjaft e mirë. Kanë ardhur disa lojtarë të rinj, por shumica e lojtarëve kanë qenë edhe më herët me ekipin. Do i ndihmojmë edhe djemtë e rinj të përshtaten me ekipin dhe të japim maksimumin në ndeshje. Një pjesë e futbollistëve do të na bashkohen në Belgjikë. Cilësitë e Spanjës dhe Belgjikës janë shumë të mira. Janë ndër ekipet më të mira në këtë grupmoshë, i dimë kualitetet e tyre. Por besoj se kemi një grup të mirë, forcë kemi, janë bashkëmoshatarët tanë. Ne do japim maksimumin në të dyja ndeshjet dhe të tentojmë edhe kualifikimin.

Ëndrrat për të ardhmen – Synimi im është Kombëtarja A dhe të jem pjesë e një ekipi europian.

Elton Fikaj është pjesë e Panathinaikos në Greqi. Në prononcimin e shkurtër për fshf.org, Fikaj vlerëson ekipin kuqezi dhe tregon se në Belgjikë do të shkojnë për fitore.

Si ndihesh që do të përfaqësosh Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian? – Jam shumë i lumtur, edhe pse kam qenë edhe më parë pjesë e Kombëtares.

Si e vlerëson këtë skuadër dhe sa larg mund të arrijë në këto kualifikuese? – Ekipi ynë është shumë i fortë, kemi lojtarë mjaft të mirë dhe besoj se mund të marrim rezultate në Belgjikë. Është e vështirë. Janë dy ekipe të forta dhe ne shkojmë aty për fitore. Do të japim maksimumin.

Synimet për të ardhmen – Dëshira ime është të luaj tek ekipi i parë i Kombëtares, por edhe tek ekipi i parë i skuadrës në Greqi, Panathinaikos.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...