Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

U-19/Kosova i merr pikë Rusisë, shtylla u mohon fitoren “Dardanëve” (pamjet)

Kombëtarja e Kosovës U-19 i ka nisur me barazim kualifikimet për Kampionatin Europian “Irlanda e Veriut 2020”, që po mbahen në Uells në kuadër të Grupit 5. “Dardanët” e drejtuar nga Ramiz Krasniqi kanë barazuar me Rusinë, me rezultat 1-1, në një ndeshje mjaft të fortë dhe me angazhim maksimal të të dyja palëve.

Të parët në epërsi kaluan futbollistët kosovarë në minutën e 11-të, kur Adonis Aliu shënoi një gol me mjeshtëri me parabolë. Megjithatë, gëzimi i Dardanëve zgjati vetëm një minutë, pasi rusët, pas një aksioni nga krahu i djathtë arritën të barazojnë shifrat me golin e Igor Shkolik.

Në vazhdim të ndeshjes rusët ushtruam presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e Kosovës, por “Dardanët” e rinj futbollistët u treguan shumë të vëmendshëm dhe e administruan mjaft mirë lojën. Madje në minutën e 86-të Prapashtica për pak nuk shënoi, kur shtylla ia mohoi golin e fitores. Kësisoj, në fund Kosova U-19 iu gëzua një pike në këtë duel tejet të vështirë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Uellsi e mposhti Poloninë, me rezultat bindës 3-0. Ndeshjen e dytë Kosova U-19 e zhvillon kundër Polonisë, më 16 nëntor, ndërsa në takimin e fundit kundër Uellsit, më 19 nëntor.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...