Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

U-19/ Shqipëria fiton bindshëm ndaj Kosovës!

Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçarëve ka zhvilluar këtë të premte ndeshjen e dytë miqësore të planifikuar ndaj Kosovës U-19. Sfida e luajtur paraditen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena” ka përfunduar në favor të kuqezinjve, me rezultatin final 3-0. Ekipi ynë zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, me një pjesë të parë të dominuar totalisht nga tanët, ku kuqezinjtë shënuan dy gola. Djemtë e drejtuar nga tekniku Armando Cungu tregohen të rrezikshëm në disa raste që në minutat e para, teksa në minutën e 19-të, shtylla i mohoi golin Klevi Qefalisë, i cili godet mirë një top, që kalon ngjitur me shtyllën, por pa përfunduar në rrjetë. 7 minuta më vonë, gjyqtari akordon një penallti për kuqezinjtë, pas një prekjeje me dorë nga ana e lojtarëve të Kosovës. Kapiteni Henri Nerguti merr përsipër të godasë penalltinë, duke e dërguar topin saktë në rrjetë dhe duke i dhënë avantazhin ekipit tonë.

3 minuta para fundit të kohës së rregullt, Qefalija merr një top të bukur nga mesfusha, duke e shfrytëzuar më së miri këtë herë dhe duke shënuar golin e dytë për Shqipërinë.Në pjesën e dytë të lojës, trajneri Cungu bën disa zëvendësime, duke freskuar skuadrën. Në minutën e 57-të, Flori Spahija ndëshkohet me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e Cungut me 10 lojtarë. Megjithatë, edhe në këtë pjesë, kuqezinjtë tregohen dominantë, teksa në minutën e 77-të, Janaqi shënon golin e tretë për skuadrën, duke vulosur kështu rezultaiin final në 3-0.

Kjo ishte miqësorja e dytë ndaj Kosovës U-19, teksa në miqësoren e parë kuqezinjtë u mundën me rezultatin minimal 0-1. Kombëtarja U-19 ka zhvilluar disa seleksionime, grumbullime dhe ndeshje miqësore nga fillimi i këtij viti deri më tani nën drejtimin e Armando Cungut, që i kanë shërbyer si teste për të parë gjendjen e skuadrës dhe lojtarëve, pavarësisht se për shkak të pandemisë covid-19, ekipi nuk ka qenë gjithmonë i plotë.

Shqipëri U-19 – Kosovë U-19 3-0

Formacioni i Shqipërisë U-19: Weiper (Simoni 46′ – (Kozi 82′)), Greca (Pengu 82′), Betezelis (Bytyqi 65′), Krasniqi, Zabeli (Spahija 46′), Nerguti, Frroku (Pjeshka 46′), Qefalija (Bibo 65′), Veliqi, Janaqi, Ahmetaj (Papa 46′).

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...