Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

U-19/ Trajneri Bulku: Po përgatisim skuadrën për kualifikueset e Europianit, duam të fitojmë ndaj Kosovës

Shqipëria U-19 luan sot miqësoren e parë ndaj Kosovës në stadiumin ‘Kukës Arena’ në ora 18:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku janë gati për vëllazëroren e parë, ndërsa tekniku kuqezi debuton sot në krye të pankinës së ekipit kombëtar U-19 në një ndeshje të veçantë si kjo ndaj Kosovës.

Gjendja e skuadrës është shumë e mirë dhe nuk ka asnjë problem në radhët e ekipit të trajnerit Bulku. Në një prononcim për fshf.org, trajneri shqiptar dëshiron që ta nisë me fitore aventurën e tij të re. “Nuk është hera ime e parë në si trajner i ekipit kombëtar të moshave. Shpresoj që të bëjmë një punë sa më të mirë. Ta nisim këtë ndeshje të parë me fitore dhe të vazhdojmë rrugën tonë përpara që ta përgatisim sa më mirë skuadrën për kualifikueset e Europianit” – thotë trajneri Bulku, i cili flet edhe për gjendjen e skuadrës dhe lojtarët e grumbulluar për këto dy miqësore.

Lexo edhe: 

“E njohim shumë mirë grupin, sepse e kemi pasur edhe para dy vitesh. 7-8 lojtarë që i përkasin vitlindjes 2006 dhe që ne i kemi ftuar në këtë grumbullim, i kemi pasur edhe më parë në Elite Round. 2-3 lojtarë i kemi grumbulluar për herë të parë. Kemi thirrur 26 lojtarë duke parë që është ndeshja e parë miqësore dhe ndeshja ime e parë si trajner i ekipit Kombëtar U-19. Po shikojmë nga afër çdo lojtar dhe pastaj do të bëjmë vlerësimin për secilin futbollist dhe kush do të jenë ata që do të vazhdojnë rrugëtimin për në kualifikueset e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë” – nënvizon tekniku kuqezi.

Sa të rëndësishme janë dy miqësoret kundër Kosovës? – “Çdo ndeshje miqësore dhe çdo kundërshtar na ndihmon shumë dhe për të formuar grupin, për të qenë sa më të gatshëm për Europianin” – përfundon trajneri i ekipit kombëtar U-19, Ervin Bulku.

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...