Kupa e Shqiperise

U-19/Vllaznia mposht 2-1 Besën dhe ngre lart trofeun

Vllaznia U-19 fiton Kupën e Shqipërisë për këtë grupmoshë për të dytin vit radhazi. Të rinjtë kuqeblu mposhtën në finale Besën e Kavajës me rezultatin 2-1.

Një sukses i merituar i kuqebluve që e dominuan përgjithësisht kundërshtarin në “Elbasan Arena”. Besa, në fakt, kaloi e para në epërsi me gol të shënuar me kokë nga Shaljani në minutën e 8-të.

Në minutën e 27-të Qardaku pengohet në mënyrë të parregullt brenda zonës dhe arbitri akordon 11-metërsh. Nga pika e bardhë, Hoxha u tregua i saktë duke barazuar shifrat. Pesë minuta më vonë Hoxha bën gjithçka mirë në hyrje të zonës, topi shkon tek Qardaku që e dërgon në rrjetë, 2-1.

Në minutën e 67-të mbrojtësi Shimaj u ndëshkua me  kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht edhe të kuqin, duke e lënë Vllazninë me një lojtar më pak në fushën e lojës. Gjithsesi shkodranët, jo vetëm që nuk u ndëshkuan, por iu afruan në disa raste edhe golit të tretë. Përfundoi 2-1 për Vllazninë kjo finale, me kuqeblutë që edhe në këtë edicion treguan një nivel më të lartë se rivalët.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency