Zyra e shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se dy federatat respektive kanë rënë dakord që të dyja ndeshjet të zhvillohen në Shqipëri. Ndeshja e parë do të luhet në mbrëmjen e 3 shtatorit ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet paraditen e datës 5, duke parë që skuadra izraelite do të largohet nga vendi po atë ditë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë një grumbullim një javor me qëllim harmonizimin e skuadrës në prag të ndeshjeve kualifikuese që do të kenë një muaj më pas.

Shqipëria U-19 këtë vit ka zhvilluar disa seleksionime dhe grumbullime në të cilat trajneri Cungu ka pasur mundësi të shikojë një pjesë të madhe të lojtarëve që luajnë brenda dhe jashtë vendit, si dhe zhvilloi dy ndeshje miqësore me 19 vjeçarët e Kosovës ku në ndeshjen e parë u mundën minimalisht 1-0 dhe në të dytën triumfuan 3-0 duke treguar cilësitë e tyre.