Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

U-21/Shqipëri-Kosovë në “Elbasan Arena”, kur harrohet termi “vëllazërore”

Për herë të parë në histori, Shqipëria dhe Kosova do të përballen mes tyre në një ndeshje eliminatore, atë të Grupit 3 kualifikues të Euro 2021 për U-21. Takimi do të luhet në orën 19:00, në “Elbasan Arena”.

Një sfidë “vëllazërore”, që në fakt nuk do të jetë e tillë kur skuadrat të zbresin në fushën e blertë. Shqipëria, e drejtuar nga Alban Bushi, do fitoren e parë në grup, pasi në katër ndeshje të zhvilluara ka marrë vetëm dy pikë, duke barazuar dy dhe humbur po dy takime. Kosova, nga ana tjetër, synon të mbajë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm, pasi të tri sfidat e para ka fituar dy dhe humbur një përballje.

Bushi, në konferencën për shtyp, ka deklaruar se Shqipëria do të jetë agresive dhe të luftojë fort, terma që të lënë të kuptosh se veç “vëllazërore” nuk mund të jetë në aspektin sportiv.

Kosova, në bazë të rezultateve të deritanishme, ka shumë më tepër shanse se Shqipëria për t’u kualifikuar, sigurisht nëse merr pikët e plota ndaj kuqezinjve 21-vjeçarë.

Kosova fillimisht kishte fituar 4-0 ndaj Andorrës në udhëtim e më pas 3-1 ndaj Turqisë në Prishtinë. Ndërsa më 9 shtator u mund 2-0 nga Anglia në Hull, në një ndeshje ku pati paraqitje solide. Shqipëria u mposht fillimisht 2-1 në shtëpi nga Turqia e më pas barazoi 2-2 me Andorrën në udhëtim. Në ndeshjen e tretë barazoi me Turqinë në udhëtim, ndërsa në të katërtën u mposht 4-0 nga Austria në Durrës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...