Serie A

U arrestua në Milano, Ferrero po bisedonte me trajnerin që do të merrte Sampdorian

Massimo Ferrero, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë, i akuzuar për krime financiare, në momentin e ndalimit po punonte për klubin e tij, Sampdorian. Të paktën kështu ka zbuluar juristja, Giuseppina Tenga, përfaqësuesja ligjore e Ferreros, teksa fliste për “Radio Punto Nuovo”.

“Unë nuk e njoh futbollin, por e di që presidenti ishte duke negociuar me Stankoviçin për ta ermëruar trajner të Sampdorias. Kjo është arsyeja pse ai ishte në Milano në kohën e arrestimit.”

Bisedimet me ish-futbollistin e Interit dhe Lazios janë lënë mënjanë dhe arsyeja kuptohet. Mbetet për t’u mësuar se cila do të jetë e ardhmja e Sampdorias pas dorëheqjes së Ferreros, aktualisht i ndaluar në San Vittore.

“Sampdoria nuk ka asnjë lidhje me të, formalisht ai duhej ta jepte dorëheqjen, sepse nga burgu, pa dyshim, nuk mund të merret me një klub sportiv”, – vijoi me tej Tenga.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency