Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

U bashkua këtë verë me Aston Villa-n, mbrojtësi dëmtohet dhe humbet sezonin

Lajmi më i keq është konfirmuar për Diego Carlos, mbrojtësi që këtë verë nënshkroi me Aston Villa-n. Ish-lojtari i Sevilla-s u detyrua të tërhiqej në ndeshjen përballë Everton fundjavën që shkoi për shkak të një dëmtimi të rëndë.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për Diego Carlos. Lëndimi është rreth thembrës së Akilit. Ai nuk është lojtari tipik që largohet shpejt”,-tha Steven Gerrard pas ndeshjes.

Parandjenja e trajnerit, për fat të keq rezultoi të jetë e vërtetë, pasi Aston Villa konfirmoi se qendërmbrojtësi brazilian ka një këputje të tendinit të Akilit.

Duke pasur parasysh sa i rëndë është dëmtimi, Diego Carlos do t’i nënshtrohet një operacioni në orët e ardhshme , në mënyrë që të fillojë sa më shpejtë rehabilitimin.

Ky dëmtim është nga më të rëndit që futbollistët mund të pësojnë dhe si rrjedhojë Carlos me shumë mundësi do të humbasë pjesën e mbetur si dhe Botërorin Katar 2022, ku mund të thirrej nga Brazili.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...