Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

U dëmtua gjatë aksidentit të autobusit të kombëtares, Nedelev i nënshtrohet operacionit në kokë

Lajme aspak të mira vijnë nga kombëtarja e bullgare, autobusi i së cilës u përfshi në një aksident në Tbilisi, ndërsa po udhëtonte për ndeshjen e Nations League ndaj Gjeorgjisë, që është planifikuar për ditën e nesërme në orën 18:00.

Së fundmi është bërë me dije se mesfushori i dëmtuar nga ky aksident, Todor Nedelev është operuar në kokë, pasi gjatë aksidentit ka marrë një dëmtim në tru.

Kjo gjë është bërë me dije nga Federata Bullgare e Futbollit, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka saktësuar se operacioni ka dalë me sukses, ndërsa shton se ka zgjatur rreth dy orë.

“Ekipi kombëtar pësoi një aksident të rëndë rrugor pasi mbërriti në Tbilisi, rrugës për në hotelin e ekipit, drejtuesi i autobusit të parë nga dy autobusët që transportonin ekipin tonë humbi kontrollin e automjetit. Lojtarët dhe Federata e Futbollit shprehin mirënjohje të thellë për të gjithë stafin mjekësor, për përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Gjeorgji dhe për Federatën e Futbollit të Gjeorgjisë. Nedelev i është nënshtruar prej 2 orësh një operacion që rezultoi me sukses, pas një dëmtimi të marrë në kokë. Të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit dhe stafi i kombëtares bullgare janë mirë.” -thuhet në reagimin e federatës bullgare.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...