Te Lazio dhe në përfaqësuesen italiane janë të shqetësuar për Ciro Immobile. Sulmuesi bardhekaltër u dëmtua gjatë çerekfinales së Kupës së Italisë përballë Milanin në kyçin e këmbës pas një përplasjeje me Pierre Kalulu. Që në fillim situate u duk shumë serioze, pasi sulmuesi duhej të transportohej nga dy anëtarë të stafit mjekësor të Lazios, pasi nuk mund ta vendoste këmbën në tokë. Immobile u rikthye në fushë pasi mori ndihmën mjekësore, por qëndroi në lojë vetëm disa minuta para se të kërkonte të zëvendësohej. Lazio po humbiste 3-0, kështu që nuk ia mund të rrezikohej më tej shëndeti i sulmuesit.
Ishte një pamje shqetësuese si për trajnerin e Lazios, Maurizio Sarri, por edhe për trajnerin e Italisë, Roberto Mancini, i cili ishte në tribunë në “San Siro” për të parë ndeshjen. Priten ekzaminime të thelluara për të kuptuar kohën që i duhet Immobiles për t’i riaftësuar.
Italia do të luajë në play-off-in e Kupës së Botës kundër Maqedonisë së Veriut muajin e ardhshëm, pastaj ose me Portugalisë, ose me Turqinë, dhe Immobile pritet të jetë zgjedhja e parë e sulmit.
Pas huazimit të Vedat Muriqit te Real Mallorca në afatin kalimtar të janarit, Sarri gjithashtu nuk ka asnjë qendërsulmues tjetër për të zëvendësuar Immobile.
