Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

U dëmtua me Gjermaninë, Khedira shqetëson Juventusin

Nuk kanë të ndalur dëmtimet në radhët e Juventusit. Shqetësimet për teknikun e bardhezinjve, Massimiliano Allegri, sa vinë e shtohet. Listës së lojtarëve të dëmtuar krahas Bernandeschit, Cuadrados dhe Alex Sandros, gjithashtu edhe Girogo Chiellinit i bashkohet edhe një tjetër element i rëndësishëm, Sami Khedira. Mesfushori u dëmtua në miqësoren Spanjë-Gjermani 1-1.

Ndërhyrja e Thiago Alcantarës në minutën e 55-të në dëm të mesfushorit të “pancerave” e detyroi 30-vjeçarin të braktiste fushën e blertë. Momentalisht, ende nuk dihet shkalla e dëmtimit, pasi pritet të kryhen analiza mjekësore të detajuara për të krijuar një ide më e qartë. Pjanic dhe Benatia janë të skualifikuar për shkak kartonësh, ndërsa kalendari ka të programuar për “Zonjën e Vjetër” Milanin në kampionat dhe dy sfida tepër delikate në Champions League, çerekfinalet ndaj Realit të Madridit.

Të paktën, për momentin, situata nuk duket alarmante, pasi nga raportimet e para të stafit mjekësor të përfaqësueses gjermane dëmtimi nuk duket shqetësues, por fjalën e fundit do ta thotë analiza  mjekësore. Tekniku Allegri shpreson që ta ketë në dispozicion sa më shpejt Khedirën, sepse alternativat për ta zëvendësuar gjermanin në mesfushë janë të pakta.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...