Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

U dëmtua me “Tre Luanët”, mungon në derbin e Manchesterit, madje rrezikon “Katar 2022”

Problemi më i madh për klubet në ndeshjet e kombëtareve kanë qenë pa dyshim dëmtimet e shumta. Barcelona dhe Milani kryesojnë listën, pasi në përballjet e Nation League deri më tani kanë humbur disa lojtarë kryesor.

Në supersifdën përballë Gjermanisë dhe Anglisë, ishe radha e Man City-t për të marrë një lajm negativ, pasi titullari John Stones la fushën e lojës si i dëmtuar në minutën e 37-të. Anglezi u rikthye titullar, pasi në përballjen ndaj Italisë mungoi dhe në minutat që ai pati në dispozicion zhvilloi një ndeshje të mirë, së bashku me Eric Dier dhe Harry Maguire, në repartin e prapavijës.

28-vjeçari pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë dhe rrezikon të humbasë Botërorin e Katarit. Stones së shpejti do t’u nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Një lajm i keq për kampionët e Anglisë, pasi në fundjavë do të kenë një përballje shumë të rëndësishme me rivalët e Man. United. Stones ka luajtur 551 minuta për City-n në të gjitha kompeticionet këtë sezon. 28-vejçari është i dyti me më shumë minuta nga qendërmbrojtësit pas Ruben Dias.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...