Itali

U dëmtua ndaj Austrisë, ja kur pritet të rikthehet në fushë Brozovic

Vjen edhe shansi i Kristjan Asllanit te Interi. Mesfushori 20-vjeçar shqiptar u transfgerua verën e kaluar te zikaltrit, për të qenë zëvendësuesi i parë i kroatit Marselo Brozovic, por në 7 javët e para luajti shumë pak minuta.

Megjithatë përveç plotësimit të numrit të kartonëve për ndeshjen me Romën, Brozovic doli i dëmtuar nga ndeshja e Ligës së Kombeve mes Austrisë dhe Kroacisë, duke lënë fushën e lojës që në minutën e 18’.

Sot pritet të kryhen edhe ekzaminimet mjekësore të mesfushorit, megjithatë trajneri i Kroacisë, Ivan Daliç tha se bëhet fjalë për një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 apo 4 javë.

Thënë ndryshe, kroati do të mungojë në turin e forcës në muajin tetor dhe mund të rikthehet vetëm në fillim të nëntorit, ndërsa tani i takon Asllanit të shfrytëzojë momentin dhe të tregojë cilësitë e tij në fushë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency