Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

U dëmtua ndaj Teutës, operohet me sukses Dajan Shehi

Dajan Shehi, i dëmtuar rëndë në krah në ndeshjen e Kastriotit në transfertë me Teutën, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, të cilën e kaloi me sukses. 22-vjeçari theu të dy kockat e krahut të majtë, të cilën fillimisht e vendosi dorën në allçi, por më pas mjekët sugjeruan ndërhyrje kirurgjikale. Klubi krutan në njoftimin për shtyp ka shpjeguar si gjithçka ka shkuar mirë dhe tashmë futbollisti do të vijojë fazën e riaftësimit.

“Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale në parakrahun e qendërmbrojtësit Dajan Shehi, i cili u dëmtua në takimin e javës së 26-të, ndaj Teutës, ku theu të dy kockat e parakrahut. Përgjatë këtyre ditëve, Shehi ka qenë nën kujdesin e stafit mjekësor të spitalit të Durrësit, që pasi ka ekzaminuar gjendjen e lojtarit, ka bërë edhe ndërhyrjen kirurgjikale. Ky operacion ka rezultuar i suksesshëm dhe tashmë Shehi është mirë, pret që dita-ditës të rikuperohet. Presidenca, stafi si edhe të gjithë lojtarët e Kastriotit janë në mbështetje të Dajanit”.

https://www.facebook.com/KSKastrioti/photos/a.1086691581447058/2112412135541659/?type=3&theater

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...