Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

U dëmtua në debutim, Monza ndërpret kontratën me ish-kapitenin e Interit

Monza siguroi fundjavën e kaluar fitoren e parë në histori në Serie A. Ekipi i ngjitur në elitën e futbollit italian, mposhti 1-0 Juventusin, teksa drejtuesit e klubit sot kanë ndërprerë kontratën me Andrea Ranocchian.

Ish-kapiteni i Interit, pësoi një dëmtim të rëndë në gju në humbjen 4-0 ndaj Napolit (21 gusht) dhe praktikisht ka mbyllur sezonin. Një gjë e tillë ka detyruar Adriano Gallianin të ndërpresë kontratën me Ranocchian, i cili u dëmtua në sfidën në të cilën debutoi me Monzën.

AC Monza njofton se Andrea Ranocchia dhe klubi kanë ndërprerë kontratën me konsensus. AC Monza falënderon lojtarin për këta muaj të kaluar së bashku dhe i uron atij më të mirën për të ardhmen“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit italian.

Mbrojtësi u transferua në verë si lojtar i lirë nga Interi te Monza. Ky sezon qëlloi i pafat për të, ndërkohë që italiani po punon për t’u rikuperuar nga dëmtimi i rëndë pa presionin për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...