Kategoria Superiore

U dëmtua në ndeshjen ndaj Egnatias, statistikat e Klevi Qefalija

Dëmtimi i futbollistit, Klevi Qefalija fundjavën e kaluar tronditi gjithë botën e futbollit shqiptar. Lojtari i ri i KF Tiranës fatmirësisht tani ndodhet jashtë rrezikut dhe i gjithë komuniteti i futbollit po pret ta shohë sërish në fushë sa më shpejt të jetë e mundur.

Në këtë pjesë të parë të sezonit, djaloshi i vitlindjes 2003 tregoi të gjitha cilësitë dhe aftësitë e tij për të luajtur në nivele të larta. Në “kurrikulumin” e tij numëron ai 6 paraqitje me fanellën e Tiranës këtë sezon, tre prej të cilave si titullar: në ndeshjen e parë kundër Zrinjskit në UEFA Conference League dhe dy në kampionatin Superiore, kundër Kukësit dhe në ndeshjen e pafat ndaj Egnatias.

Sidomos në këto dy ndeshje Qefalija po tregonte gjëra shumë të mira në aspektin e lojës. Në 32 minutat e luajtura ndaj Egnatias ai nuk kishte gabuar asnjë pasim nga 15 të tilla, duke regjistruar pak më shumë se 25% të pasimeve në fazën ofensinve. Statistika të ngjashme, madje më të mira, krahasuar me ndeshjen e parë ndaj Kukësit: një sasi më e madhe pasimesh drejt sulmuesve (44%) dhe 90% pasime të suksesshme nga 63 të tilla. Shifra të shkëlqyera për një mesfushor, i cili kundër Egnatias luajti më shumë në gjysmëfushën e tij krahasuar me ndeshjen e parë të kategorisë Superiore, ku e përqendroi më shumë gamën e veprimit në mesfushën e kundërshtarit.

Në aspektin mbrojtës kishte treguar cilësi të mirë, duke rikuperuar 4 topa ndaj Egnatias dhe 8 kundër Kukësit, duke alternuar pothuajse në mënyrë perfekte rikuperimet e topit në gjysmëfushën e kundërshtarit dhe në gjysmëfushën e tij.

Numra që me kalimin e kohës, duke e konsideruar edhe vështirësinë më të madhe në ndeshjet për kupat e Europës krahasuar me ato të kampionatit, që po rriteshin dhe që të gjithë presim ta shohim së shpejti të vazhdojnë të rriten.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency