Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

U dëmtua Sane, Bayerni në bisedime për kroatin e Interit

Ivan Perisic mund t’i thotë shumë shpejt lamtumirë Interit. Klubi zikaltër ka nisur bisedimet me Bayernin e Mynihut për transferimin e kroatit në formulën e huazimit me të drejtë blerjeje. Kampionët ë Bundesligës kanë hedhur sytë nga anësori 30-vjeçar, pasi ra poshtë mundësia për të blerë Sane nga Manchester City.

Sulmuesi gjerman i “Citizens” ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë në finalen e Community Shield ndaj Liverpoolit, ndaj duhet të operohet e për rrjedhojë do të qëndrojë për shumë muaj jashtë fushave të blerta.

Interi po kërkon t’i gjejë një destinacion të ri ish-futbollistit të Wolfsburgut, pasi Conte nuk e sheh të përshtatshëm në skemat e tij. Trajneri italian e ka provuar në disa role, por në fund e ka “ngelur në klasë” kroatin. Persic nuk ka bindur si në rolin e anësorit të majtë në skemën 3-5-2, ashtu edhe në rolin e sulmuesit të dytë.

Për këtë arsye shoqëria zikaltër, duke iu bindur vullnetit të Contes, e ka vënë mesfushorin në merkato. Gjatë ditëve të ardhshme mund të ketë zhvillime të reja, pasi nuk shihet të ketë pengesa të pakalueshme në bisedimet mes palëve për transferimin e Perisicit nën urdhrat e bashkëkombësit të tij, Niko Kovac.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...