Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

U dënua me 6 vite burg, arrestohet në Dubai ish-sulmuesi i Holandës

Quincy Promes është arrestuar të enjten në mbrëmje në Dubai. Sulmuesi holandez, aktualisht pjesë e Spartakut të Moskës në Rusi, u dënua me 6 vite burg për trafikim droge.

32-vjeçari, autor i 50 ndeshjeve dhe 7 golave me kombëtaren tulipane, u akuzua nga prokuroria e Amsterdamit për përfshirjen në trafikimin e më shumë se një ton kokaine nga porti belg i Antuerpit.

Lexo edhe:

Promes, për të cilin ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, ishte në fazë përgatitore me Spartakun në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Dhe gjatë tentativës për t’u rikthyer bashkë me shokët e skuadrës në Moskë atij iu vunë prangat në aeroportin e Dubait.

Nëse arrin të kthehet, futbollisti mund të shmangë burgun. Pasi vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Rusinë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...