Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

U diagnostikua me kancer, Berizzo operohet të martën

Lajmi për sëmundjen e tij, që u mësua pas barazimit 3-3 të Sevillas ndaj Liverpoolit në Champions, tronditi ambientin te skuadra andaluziane. Trajneri Eduardo Berizzo është i sëmurë me kancer në prostatë dhe për pak kohë duhet të fokusohet vetëm te shëndeti i tij. Futbollistët e Sevillas, edhe ndaj Veillarrealit realizuan një përmbysje të madhe, por tashmë për disa javë duhet të japin maksimun pa trajnerin argjentinas në stol.

“Kthimi i tij në detyrë do të varet nga ecuria e shendetit pas ndërhyrjes kirurgjikale. Vendin e tij ndërkohë do ta marrë ndihmësi Ernesto Marcucci,” – shkruhet në komunikatën për shtyp  të klubit të Sevillas.

Eduardo Berizzo do të operohet këtë të martë, duke shpresuar që gjithçka të shkojë ashtu sikurse mjekët e kanë parashikuar, që të kthehet sa më parë në detyrë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...