Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

U eliminua edhe nga Arsenali, Napoli 4 sezone rresht pa trofe

Prej disa vitesh konsiderohet skuadra anti-Juve, rivalja më e fortë e “Zonjës së Vjetër” në Serina A, por siç ka ndodhur rregullisht këto vite, Napoli “fiket” me afrimin e fundit të sezonit

Mes ambicieve për titullin dhe ecurisë në kupat europiane, të shumtë ishin tifozët e Napolit që menduan se këtë vit do të arrinin të shtonin diçka në palmaresin e klubit jugor. Por, kur duhet ende të mbyllet gjithçka në harkun e mbi një muaji, ekipi i trajnerit Ancelotti sheh epilogun e sezonit të katërt radhazi pa asnjë trofe.

Festa e fundit në radhë e “të kaltërve” ishte ajo në dhjetor të vitit 2014, kur fituan Superkupën e Italisë, pasi mundën Juventusin me penallti. Por që prej asaj mbrëmjeje kanë kaluar shumë muaj dhe, pavarësisht investimeve serioze e ndryshimeve në pankinë, në stadiumin “San Paolo” mijëra tifozët e pranishëm në çdo ndeshje kanë shpresuar për trofe, por s’kanë marrë asgjë.

Eliminimi nga Europa League për meritë të Arsenalit, këtë javë, sanksionoi fundin e një viti që mund të quhet i dështuar, ose më së paku i pamjaftueshëm në të gjitha frontet.

Napoli në Serinë A konfirmohet thuajse matematikisht në vendin e dytë, por në distancë me Juventusin, që praktikisht e ka mbyllur garën për titull. E pamjaftueshme ishte edhe gara në Kupën e Italisë, madje shumë më herët se “të kaltrit” të mendonin për finalen.

Napoli duhet të mendojë për zëvendësimin e lojtarëve, si Jorginho dhe Hamsik, e ndoshta edhe të një talenti si Insigne, që konfirmoi se nuk ka më raporte të mira, me gjysmën e stadiumit që e mbështeste në fillimin e kampionatit.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...