Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

U godit me thikë/ Në Francë ndodh tragjedia, tifozi ndërron jetë

Tragjedi në Francë teksa tifozi i plagosur me thikë para ndeshjes mes Nantes dhe Nice ka ndërruar jetë duke mos i mbijetuar plagëve të marra. Pak minuta para startit të ndeshjes mes Nantes dhe Nice, një ultras i “kanarinave” u plagos me thikë nga shoferi i një autobuzi të transportit publik në Francë.

Sipas lajmeve të fundit, ultrasit e Nantes kërkuan të sulmonin disa tifozë të Nice që ishin në autobuz dhe shoferi në përpjekje për të mbrojtur klientët e tij, plagosi tifozin që tashmë ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi në afërsi të stadiumit Beaujoire ndërsa mësohet se i plagosuri i përkiste grupimit ultras të Nantes.

Lexo edhe:

Në lidhje me këtë episod kanë nisur hetimet nga autoritetet franceze, të cilat më pas do të publikojnë edhe kronologjinë e plotë të kësaj ngjarje të rënda.

Kujtojmë se pas ndeshjes, kur mori vesh për ngjarjen e rëndë trajneri i Nantes, Jocelyn Gourvennec u shpreh se është e pajustifikueshme që dikush të vdesë për futbollin, por për fat të keq tragjedia ndodhi.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...